Rrezohet nga “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve” dhe ndërron jetë një 55-vjeçar nga Tirana, i cili kishte shkuar për të pushuar me familjarë dhe miq të tij në Mirditë.
Mësohet se viktima është shtetasi Nikolin Gega, ndërsa Policia njofton se po heton për sqarimin e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mirditë/Informacion paraprak. Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.