Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ditën e sotme, ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë Vetting për pedagogët. Sipas tij, një gjë e tillë as ishte menduar ndonjëherë, duke u tërhequr kështu nga fjalimi që mbajti me rektorët e universiteteve dy ditë më parë, kur tha se Vettingu është një proces që do të vijë natyrshëm.
Ky njoftim i Ramës ditën e sotme vjen pasi pedagogët kanë përshkallëzuar situatën dhe kanë lajmëruar se do të mbajnë sot një protestë kombëtare në Tiranë.
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
— Edi Rama (@ediramaal) October 20, 2022