Britney Spears nuk i kursen pozat nudo në rrjetet sociale, duke mos iu fshehur pothuajse asgjë ndjekësve të saj.
Pasi i dha fund beqarisë dhe u martuar me partnerin e saj Sam Asgari, këngëtarja ka nisur muajin e mjaltit, të cilin duket se po e shijon në maksimum. Ajo ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me postime të shumta nga pushimet me bashkëshortin e saj, ku ashtu siç pritej nuk munguan postimet intime.
Këngëtarja publikoi fillimisht një video me bashkëshortin e saj Sam Asgarin, në një jaht. Çifti dukeshin mjaft të lumtur ndërsa shkëmbenin puthje pasionante dhe kërcenin së bashku. Më tej, ky postim i Spears pasohet me një tjetër video. Këngëtarja shfaqet në breg të detit gjysëm e zhveshur, duke mbuluar gjoksin e saj me duar. Gjatë videos Britney shfaqet e lumtur duke bërë lëvizje sensuale, ndërsa në disa momente shihet duke tentuar të heqë tërësisht të brendshmet.
Në mbishkrimin që i ka vënë videos, këngëtarja jep detaje nga muaji i mjaltit: “Pjesa 2 e muajit të mjaltit këtu në këtë vend të pabesueshëm tropikal të parajsës… Jo kjo nuk është një fushatë për vajzat … Unë jam thjesht duke jetuar jetën time !!! Kjo është ajo që ndodh kur bëni një pushim dy javor me jahte në ishull … të kalosh nga ishulli në ishull është fjalë për fjalë çmenduri !!! Vajzat, nëse doni të humbni peshë, fluturoni me helikopter… DO TË thotë unë mendoj se kam humbur 4 kilogramë në ditë… mjaft fjalë të cekëta zonja ??? Kjo është shumë fyese… oh mirë”
Pas postimeve sigurisht kanë reaguar menjëherë edhe fansat e saj, ku disa prejt tyre vënë në dukje faktin që këngëtarja shafqet shumë e lumtur në postimet e fundit. Por nga ana tjetër ndjekës të tjerë shprehin shqetësimin e tyre për këto postime.
“Nuk është ofendim, por si e shohin njerëzit këtë sjellje nga Britney dhe mendojnë se ky është një reagim normal? Nuk di si ta shpreh ndryshe. Por… është e qartë se ajo ende po lufton me diçka veçanërisht në lidhje me imazhin e trupit të saj + paparacët. Vetëm shikoni titujt e saj të mëparshëm në lidhje me rrjetet sociale”– shkruan një komentues.
Ndërsa disa të tjerë shprehen: “Britney ka nevojë për ndihmë”, “Unë pothuajse pashë pjesët e tua private ëtf”, “Ajo po humb mendjen dhe ne po e shikojmë.”
Fansa të tjerë të Britneyt pyesin se si bashkëshorti i saj i realizon video të tilla. “Por pse ? Nuk je e martuar? A je e sigurt se Sam me të vërtetë kujdeset për ty ???”