Një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh pasi këta të fundit ishin konfliktuar me të birin e tij. Vetëdorëzohet në polici 49 vjeçari Agron Mehmeti. Ngjarja që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe të lënduar ka ndodhur më qendër të Shkodrës në afërsi të Shkollës 28 Nëntori.
Kur 49 vjeçari ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13 vjeçare të cilët një ditë më parë janë konfliktuar me të birin bashkëmoshatar të tij.
49 vjeçari ka nxjerr armën dhe ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar më drejtim të tyre. Për fat plumbi nuk ka kapur asnjë nga fëmijët ndërsa ka goditur murin e një lokali aty pranë. 49 vjeçari është vetëdorezuar sot në mëngjes në policinë e Shkodrës.