Mbretëria e Bashkuar po akuzon Shërbimin e Sigurisë së Rusisë, FSB, për një fushatë të vazhdueshme hakerimi kibernetik, duke synuar politikanët dhe të tjerë persona në jetën publike.
Qeveria tha se një grup vodhi të dhëna përmes sulmeve kibernetike, të cilat më vonë u bënë publike, duke përfshirë materiale të lidhura me zgjedhjet e vitit 2019. Në mesin e atyre që u vunë në shënjestër ishte një deputet i cili tha se emailet e tij ishin vjedhur.
Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se është e përfshirë në aktivitete të tilla.
Ministri i Ministrisë së Jashtme Leo Docherty tha në Dhomën e Komunave se ambasadori i Rusisë është thirrur dhe dy persona janë duke u sanksionuar. Njëri prej tyre është një oficer në shërbim të FSB-së.
Grupi akuzohet për kryerjen e qindra sulmeve kundër politikanëve, nëpunësve civilë, atyre që punojnë për think-tank, gazetarëve, akademikëve. Këto synonin kryesisht emailet private të individëve pas kërkimeve të gjera dhe krijimit të llogarive të rreme që imitonin kontaktet e tyre të besuara.